Putin: Jam i gatshëm të takohem me Donald Trump por …

 Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur i gatshëm të takohet me homologun e tij të ri amerikan, Donald Trump, por për organizimin e takimit do të duhen muaj të tërë pune.

 Deklarata erdhi nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov për BBC-në.

“Ky takim nuk do të ndodhë javët e ardhshme”, deklaroi Peskov.

”Shpresojmë për më të mirën, që takimi të zhvillohet muajt e ardhshëm”, theksoi ai.