Rama flet në orën 13 për 21 Janarin, urdhëri me sms për militantët: Share, share, share…, urime!...

Njësoj siç ka vepruar edhe herë të tjera, Kryeministria mobilizon strukturat e PS-së dhe njerëzit pranë Ramës, për të përhapur sa më shumë mesazhet e këtij të fundit. Rama kërkon vëmendje gjatë fjalës së sotme për ceremoninë e 6 vjetorit të 21 Janarit.

Një mesazh i përbashkët i është dërguar strukturave të PS-së dhe drejtuesve të administratës publike, ku kërkohet të shpërndajnë në rrjetet sociale sa më shumë fjalën e kryeministrit. Lapsi.al zbulon tekstin e këtij mesazhi.

“Goca dhe cuna pershendetje te gjitheve!Sot eshte dite historike per ngjarje e 21 Janarit!Kryeministri flet LIVE ne facebook ,prandaj le ti bejme sa me shume share ne menyre qe Mesazhi yne te ndiqet dhe te percillet ne sa me shume njerez.Forca!Share,share,share.Suksese!”, thuhet në mesazh./lapsi.al