Oraret dhe mallkimet e Ramës bëjnë efektin e kundërt: Shqiptarët mbushin rrugët

Ajo që ndodhi në orët e pasdites në Tiranë ishte krejt e kundërta e asaj që reflektoi kryeministri Edi Rama një ditë më parë në fjalimin e mbrëmjes.

Edhe pse ka 24 orë që u përmend shqiptarëve varret, bombat dhe vdekjen, rrugët e lagjeve në kryeqytet u mbushën plot.

Video dhe foto të shumta nisën të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale.

Disa thonë se vendosja e fashave orare e ka nxitur këtë dalje masive.

Të tjerë thonë se askush nuk e merr seriozisht atë që thotë kryeministri.

Ky i fundit u detyrua së fundmi të tregojë rastin e Italisë, ku kanë vdekur mbi 600 persona në një ditë.

Ndërkohë edhe paradite rrugët janë mbushur me njerëz, kurse dhjetëra mijëra makina janë në qarkullim. Edhe nëpër qytete janë raportuar të tilla skena.

Ndiqini më poshtë disa pamje: