VIDEO/ Donald Trump vallëzon dhe këndon në ballon presidenciale

Pas betimit si President, Donald Trump mbajti edhe një ballo madhështore , ashtu si e do edhe tradita amerikane.

Presidenti  Trump dhe Zonja e Parë Melania kanë mbajtur vallëzimin e tyre të parë në ballon inauguruese me  këngën e Frank Sinatras “My Way”.

Por presidenti Trump, duket se nuk iu ka rezistuar muzikës dhe jo vetëm vallëzoi por edhe këndoi vargjet e këngës, të cilën e kishte zgjedhur vetë.

Kjo këngë ishte bërë e famshme nga Sinatra në vitin 1969.