FOTO/ Sekuestrohet në Vlorë gomonja që pritej të mbushej me drogë, kapen dy italianë

Policia e Vlorës ka bllokuar një gomone me dy shtetas italianë që ndodhej në afërsi të zonës së Porto Palermos.

Mjeti është bllokuar rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Policia Kufitare është vënë në lëvizje dhe është duke kryer kontrolle në territor, pasi dyshohet se gomonia e bllokuar kishte si mision trafikun e lëndëve narkotike drejt brigjeve italiane.