Ndalohen martesat nën 18 vjeç për azilkërkuesit, ky vend madje do t’i 'anullojë'

Qeveria daneze ka miratuar një projekt-ligj që do t’i ndalojë njerëzit nën moshën 18 vjeç të martohen, pasi u pohua se dhjetëra refugjatë të rinj po hyjnë në vend me bashkëshortët ose partnerët e regjistruar.

Projekt-ligji, i cili gjithashtu thotë se miturve, që kërkojnë azil dhe janë martuar jashtë vendit, nuk do t’u njihet martesat nga shteti shkruan “The Independent”.  

Vendimi  vjen pasi Ministria e Integrimit vitin e kaluar zbuloi kishte 27 te mitur azilkërkërkues në sistemin danez që kishin bashkëshortë ose partnerë të regjistruar .

Sipas legjislacionit të miratuar të enjten, i cili do të hyjë në fuqi më 1 shkurt, përjashtime nga ndalimi mund do të jepën vetëm nëse çiftet mund të sigurojnë një "argument bindës" për martesën e tyre. /SYRI.net/