Aksident në Zvicër, vdes një shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku ka humbur jetën një shqiptar, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Bëhet e ditur se viktima është një 50 vjeçar nga Tetova.

Policia e Kantonit Soluthurn bën të ditur se për arsye ende të panjohura, shoferi 27 vjeçar nga Maqedonia ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një BMË.

Të aksidentuarit janë babë e bir nga Bogovina e Tetovës. Nga aksidenti, që të dy kanë ngecur në makinë, deri kur kanë mbërritur zjarrfikësit që i kanë nxjerrë jashtë.

Policia zviceriane po heton vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.