Ja si do të jetë moti dhe temperatura ditën e premte

Ditët pranverore me diell kanë përfshirë vendin këtë javë. Edhe dita e premte, sërish do të jetë një ditë e kthjellët me vranësita të lehta në veri e verilindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në brigjet detare, duke sjellë valëzim në bregdet të forcës 1 dhe 2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

Zonat malore 2 deri 17°C
Zonat e ulëta 5 deri 23°C
Zonat bregdetare 9 deri 22°C