'Nuk keni asnjë shans'/ Paralajmëron 39 vjeçarja e shëndetshme e infektuar me koronavirus

Një nënë e shëndetshme që përpiqet të marrë frymë pasi u infektua me koronavirus, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për britanikët, se 'nuk kanë asnjë shans' me infeksionin.  

Tara Jane Langston, 39 vjeç, filmoi veten në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Hillingdon në perëndim të Londrës, duke iu lutur të tjerëve që ta merrnin seriozisht COVID-19, virusin vdekjeprurëse, raporton Dailymail.  

Ajo shkoi në spital të premten e kaluar dhe rezutoi pozitive me virusin të dielën.  

Duke marrë frymë me vështirësi dhe duke u kollitur, ajo bëri videon shqetësuese ditën tjetër dhe e dërgoi atë si një mesazh në Whatsapp për kolegët e saj duke i paralajmëruar ata të kujdeseshin.  

Videoja tronditëse, e cila është bërë virale në mediat sociale, duket se tregon se nuk janë vetëm të moshuarit apo ata me obleme shëndetësore që janë në rrezik.  

Nëna e dy fëmijëve tani po shërohet pasi u infektua nga virusi, i cili ka infektuar 2.695 njerëz dhe vrarë 137 vetëm në Britani.  

allowfullscreen frameborder="0" width="698" height="573" scrolling="no" id="molvideoplayer" title="MailOnline Embed Player" src="https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2133776.html">