‘Mur mes dy vendeve!’ Ja si e uron Presidenti i Meksikës Trump-in

Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marëdhënie jo shumë të qarta,pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën dhe largimin e emigrantëve meksikanë nga SHBA.

Megjithatë, Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, ka uruar Trumpin, pak çaste pasi ky i fundit u betua si president i SHBA’së.

“Urume Presidentit Trump, për marrjen e zyrës. Ne do të punojmë për ndërtimin e marrëdhënieve me përgjegjësi të ndara,” ka shkruar Presidenti Nieto në rrjetin social Tëitter.