FOTO/ Tragjedi në Itali, autobusi përfshihet nga flakët, të paktën 16 të vdekur

Një aksident që ka përfunduar tragjikisht, ku një autobus është përfshirë nga flakët gjatë natës duke u marrë jetën të paktën 16 personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën A4 në Verona, Itali.

Mësohet se autobusi ishte nisur nga Hungaria, ndërsa në Verona është përplasur me këmbën e një ure. Në mjet ishin duke udhëtuar 55 persona, shumica të rinj. Të plagosurit janë shtruar me urgjencë, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Siç njoftojnë mediat italiane, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhjetëra forca policie e zjarrfikës  që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Tani po hetohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.