Aksident në Librazhd, ndërron jetë 21-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Qafë Thanë, ku ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është në gjendje të rëndë.

Mësohet se A.Ç dhe R.D të moshën 21-vjeçare kanë qenë duke udhëtuar me motor dhe kanë dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë R.D pasagjer i mjetit. Të dy personat janë banor të fshatit Hotolisht.