VIDEO/Ministri hollandez humb ndjenjat në parlament, shkak ‘lodhja nga lufta kundër COVID-19’

Ministri hollandez i shëndetit humbi sot ndjenjat në parlament, për shkak të ‘lodhjes së javëve intensive’ në luftën kundër koronavirusit.

Bruno Bruins, 56 vjeç, ra në tokë, teksa po u përgjigjej pyetjeve dhe u ndihmua nga ministra të tjerë. Atij iu dha ujë dhe u pa të linte dhomën e i pashoqëruar.

“Unë humba ndjenjat nga lodhja dhe javët intensive. Ndihem më mirë tani. Po shkoj në shtëpi kërë mbrëmje që të muns të kthehem nesër për të luftuar krizën e koronës,” tha ai në një mesazh në rrjete sociale.

Bruins është zyrtari kryesor i shëndetit në Hollandë, ku numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 2051 me 58 vdekje.

[IFrame]