Conte i vendos rregulla futbollistëve të Interit edhe në karantinë

Koronavirusi ka shkaktuar kaos në botën e futbollit ku shumë kampionate momentalisht janë pezulluar për shkak të frikës së shpërndarjes së gjerë të “COVID-19”.

Të gjithë futbollistët janë izoluar dhe kjo i detyron ata që të qëndrojnë në shtëpi dhe përpiqen vetëm me ushtrime të kufizuara.

Shumë klube kanë vendosur programe në sajë të udhëzimeve të trajnerëve dhe mes tyre është edhe Conte, që si një çekiç i bie kokës atyre që nuk i zbatojnë. Madje, u kërkoi që të gjithë të pajiseshin me disa vegla për të mbajtur lart tensionin.

Tapet lëvizës, biçikleta dhe shumë vegla të tjera, kështu që forma do të mbahet disi. Conte i telefonon të gjithë lojtarët në fund të ditës dhe e pyet se si shkoi duke mbetur i informuar.