Guvernatori i Lombardisë humb toruan: Duhet të rrini në shtëpi. Kush nuk kupton...

Teksa Italia dhe veçanërisht rajoni i Lombardisë po përballen me një rrezik permanent si pasojë e Koronavirusit, guvernatori i kësaj të fundit ka përsëritur apelin ndaj qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë.

‘Është një apel që e bëj çdo ditë, po e them në mënyrë të kulturuar, pas pak duhet ndryshuar toni sepse nuk kuptoni me të mire ndaj dhe duhet të jemi pak më agresivë që ta kuptoni: nuk duhet të dilni, duhet të qëndroni në shtëpi’, deklaron Fontana.

‘Siç shihet, numri I të prekurve nuk ulet, vazhdojnë të jenë të larta, edhe pak dhe nuk do të kemi mundësi ti përgjigjemi askujt. Çdo dalje nga shtëpia është një rrezik për ju dhe të tjerët. Po kërkojmë një sakrifice për të shpëtuar jetë njerëzish’, shton më tej guvernatori I Milanos.

Në fund, ai ka edhe një paralajmërim për qytetarët e pabindur: ‘Nëse vazhdoni kështu, do ti kërkojmë qeverisë masa më të rrepta’.