Tenderi SKANDALOZ/ Si u kujtua qeveria pas dy muajsh për respiratorët

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të opozitës dhe mjekëve, Qeveria shqiptare është kujtuar vetëm pas dy muajsh për të bërë një tender për respiratorët, që janë jetikë në këto ditë të krizës së koronavirusit.

Edhe pse tenderin mund ta hapnin që në janar ose edhe në shkurt, ata janë kujtuar për ta hapur një ditë më parë.

Në tenderin e shpallur thuhet se qeveria kërkon të furnizohet me respiratrorë me dy modalitete, për adultë dhe moshë mediatrike.

Por edhe pse është situatë krize, sërish qeveria nuk e harron huqin e vjetër, pasi tenderi është shpallur një ditë më parë dhe do të mbyllet brenda 24 orësh.

Ndërkohë fondi për blerjen është 127 milionë lekë, pa TVSH.

Edhe kriteret janë dukshëm abuzive, pasi i jepet 60 pikë kohës së lëvrimit, ndërsa 40 pikë shkojnë për ofertën financiare.

Thirrja për blerje është firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme, Geraldina Prodani. Kjo e fundit është akuzuar nga opozita për skandalin e maskave të skaduara.