Miliarda dollarë për familjet dhe bizneset/ Kanadaja zbulon paketën ekonomike kundër koronavirusit

Kryeministri Justin Trudeau të mërkurën tha që qeveria e tij do të sigurojë 27 miliardë dollarë (18.6 miliardë dollarë) stimulim direkt për familjet kanadeze dhe bizneset që luftojnë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.  

Trudeau gjithashtu u tha gazetarëve se qeveria do të sigurojë 55 miliard dollarë ndihmë shtesë për bizneset dhe familjet përmes shtyrjes së taksave, raporton Reuters.