'Meral' ka bërë ndërhyrje estetike? Këto foto zbulojnë të vërtetën

Aktorja turke Aleyna Solaker është bërë shumë e njohur në Shqipëri kohët e fundit. Ajo luan rolin e “Meralit” në serialin “Lule të vetmuara” dhe është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyer. 

Aleyna është 23 vjeç dhe përpos aktrimit, ka provuar edhe modelingun. Mirëpo së fundmi aktorja është akuzuar se ka bërë ndërhyrje estetike për shkak se pamja e saj ka ndryshuar shumë që prej serialit “Lule të vetmuara”. 

Në të vërtetë, Aleyna Solaker nuk ka bërë asnjë operacion në fytyrën e saj, por një rregullim të dhëmbëve. Këto të fundit kanë bërë që aktorja të pësojë këtë ndryshim i cili është komentuar shumë në mediat turke. 

Aktualisht Aleyna luan në një serial të ri që po transmetohet në Turqi ndërsa xhirimet e serialit “Lule të vetmuara” i përfundoi dy vite më parë.

 

gallery}