Rritet në 2.626 numri i të konfirmuarve me koronavirus në Britani, raportohen 71 vdekje

Numri i njerëzve që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 2.626, tha Ministria e shëndetësisë të mërkurën.  

Shifra ishte një rritje prej 676 ose 35% nga e marta. Deri më tani, Britania ka raportuar 71 vdekje nga virusi, raporton Reuters.