Eksperti kinez: ‘Imuniteti i popullësisë nuk ndihmon në luftën kundër koronavirusit’

Eksperti më i njohur i koronavirusit në Kinë është shprehur se imuniteti i fituar nga virusi nuk do ta kufizojë pandeminë gloable sepse sëmundja është tejet infektive dhe vdekjeprurëse.

Këshilluesi mjekësor kinez iu përgjigj këshillës së Mbretërisë së Bashkuar për t’i lejuar qytetarët të sëmuren për të fituar imunitet

“Imuniteti i popullësisë nuk do ta zgjidhë problemin,” tha Dr. Zhong Nanshan në një deklaratë për shtyp sot. “Ne ende nuk kemi prova se nëse infektohesh njëherë,  bëhesh imun për gjithë jetën. Hapi ynë i rradhës është të zhvillojmë vaksina, të cilat kërkojnë bashkëpunim global.”

Kjo deklaratë vjen pasi Kina filloi provat e para për një vaksinë kundër koronavirusit të hënën, për të cilën kërkuesit thanë se janë të përgatitur ta prodhojnë në masë.