Koronavirusi/ Qeveria i propozon Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoninë e veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka propozuar Kuvendit shpalljen e menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme.

Nëpërmjet një konference për shtyp kryeministri teknik Spasovski deklaroi se vetëm përmes gjendjes së jashtëzakonshme vendi do të mund të përballej me Covid-19.

“Ne kërkojmë shpalljen e  gjendjs së jashtëzakonshme, ashtu siç e parashikon edhe Kushtetuta. Pandemia ka marrë përmasa botërore. Gjendja e jashtëzakonshme është një vendim shumë i vështirë. Qeveria mund të sjellë ligje dhe të ballafaqohet me krizën, kjo më së shumti ka të bëjë në aspektin ekonomik. Duhen ndërmarrë hapa sa më të shpejtë për të ndihmuar ekonominë”, u shpreh Spasovski.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 35 raste me Covid-19.