COVID-19/ Edhe 4 mjekë nga Dibra, shkon në 31 numri I të prekurve në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Shkup njofton se numri i të prekurve me Coronavirus në vend ka arritur në 31.
10 persona u testuan pasditen e sotme, nga të cilët 5 rezultuan positive me virus.
Mes të prekurve janë dy mjekë dhe dy infermierë nga Dibra
“Pozitive është gruaja e një pacienti tashmë të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 profesionistë shëndetësorë, dy mjekë dhe dy infermiere nga Dibra”.
Ministri i Shëndetësisë,Venko Filipçe njoftoi gjithashtu se nga nesër në spitalin në Dibër do të dërgohen dy mjekë nga Klinika e Pulmonologjisë për të ndihmuar. Filipçe kërkoi gjithashtu që të gjithë qytetarët t’u përmbahen masave të ndërmarra kundër koronavirusit dhe se nuk do të lejojnë justifikime”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.