Franca kufizon shitjet e paracetamolit/ Blerjet e panevojshme kërcënojnë disponueshmërinë

Franca kufizoi shitjet e ilaçeve me bazë paracetamoli të martën, pasi njerëzit që kanë frikë nga koronavirusi bastisën farmacitë për të grumbulluar ilaçin.  

Agjensia e mjekësisë ANSM në Francë tha se ndërsa ilaçi me bazë paracetamoli është i dobishëm për të lehtësuar dhimbjet dhe ethet në rast të infeksionit koronavirus, njerëzit nuk duhet të blejnë pa pasur nevojë shumë ilaçe, raporton Reuters.  

ANSM tha në një deklaratë se për të garantuar disponueshmërinë e ilaçit, farmacistët mund të shesin maksimalisht një kuti paracetamol (500 miligram ose një gram) për personat që nuk kanë simptoma të infeksionit koronavirus dhe maksimumi dy kuti për pacientët që kanë simptoma .  

Ajo gjithashtu pezulloi shitjet në internet të ilaçeve të bazuara në paracetamol, ibuprofen dhe aspirinë.