Testim! Testim! Testim!

Testim! Testim! Testim! Kjo sepse rezulton se Gjermania dhe Koreja e Jugut, që testuan gjerësisht, e kanë përkatësisht 0,23% dhe 0;87% vdekshmërinë nga koronavirusi kundrejt 6,8 dhe 3,42 që e kanë Italia dhe Spanja, që nuk testuan gjerësisht.

Prandaj dhe testimi është direktiva e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe ligji ndërkombëtar i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo qeveri.

Kjo direktivë u lëshua dje nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH sepse:

1-Të injorosh dhe të kufizosh testin e diagnozës në rastin e një epidemie siç bëri Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska do të thotë më së paku të sillesh si xhahil për të mos thënë kriminel ndaj përhapjes së lirë të epidemisë dhe pasojave të rënda të kësaj përhapjeje, do të thotë t’i japësh liçencë qeveritare virusit për të goditur dhe infektuar çdo minutë, çdo orë, ditë dhe javë, njerëz të pa infektuar, të shëndoshë, të sëmurë, gra shtatzana, fëmijë, të moshuar etj.

Shtoj këtu se, gjatë 70 ditëve të epidemisë në Kinë dhe në Itali, në Shqipëri u bë vetëm një test për koronavirusin, dhe nga Edvin Çekap Maska e Ndrikull Hajni Maska me një qëndrim të papërgjegjshëm nuk u vendos asnjëri në karantinë nga mbi 150 mijë pasagjerë, që erdhën në Shqipëri nga Italia pas shpërthimit të epidemisë!

2-Studimet krahasuese të pasojave fatale të epidemisë dëshmuan përfundimisht se vende që ndoqën praktikën e testimit të gjerë si Koreja e Jugut dhe Gjermania kanë regjistruar një vdekshmëri nga koronaviroza shumë e shumë herë më të ulët se sa vendet që ndoqën praktikën e kufizuar të testimit.

Kështu, vdekshmëria në Korenë e Jugut dhe në Gjermani deri tashti është përkatësisht 0,87% dhe 0,23% kundrejt 6,8% dhe 3,42% që është përkatësisht ajo në Itali dhe në Spanjë, vende që nuk ndoqën praktikën e testimit të gjerë.

Sot solla këtu para jush jo pa qëllim Gjermaninë, sepse narkoqeveritarët përdorën si argument absurd dhe qesharak për të justifikuar politikën e tyre të papërgjegjshme të kufizimit të testit të koronavirusit, dallimet në strukturën demografike midis Italisë dhe Koresë së Jugut.

Dallimet në strukturën demografike midis Italisë dhe Koresë së Jugut janë reale. Por vetëm injoranca mund të shtyjë të besosh se diferenca e madhe në vdekshmërinë nga koronavirusi midis këtyre dy vendeve ka si shkak strukturën e ndryshme demografike moshore të popujve të këtyre dy vendeve dhe jo praktikat e ndryshme të testimit për koronavirusin.

Gjermania me 300 qendrat e saj jospitalore të shëndetit publik ka bërë shoshitjen më të mirë me testin e koronavirusit dhe ka një strukturë demografike e moshore të popullatës plotësisht të krahasueshme me Italinë. Ajo është vendi që deri sot ka vdekshmërinë më të ulët nga kjo virozë, mbi katër herë më të ulët se sa Koreja e Jugut dhe dhjetëra herë më të ulët se sa Italia dhe Spanja.

Përveç këtyre, shtoj këtu se narko-autoritetet e Surrelit, duke thelluar në mënyrë absolute të papërgjegjshme skandalin e tyre me praktikën e kufizimit të testit pasi OBSH shpalli se koronavirusi kaloi tashmë në pandemi, ata pothuaj e përgjysmuan numrin e kufizuar të të testuarve nën pretekstin se tani në pandemi situata nuk mund të kontrollohet.

Ndërkohë, OBSH, në direktivën e saj urdhëroi dje vendet anëtare të kësaj organizate, ndër to dhe Shqipërinë për testim, testim, testim!

Duke dënuar si tejet të rrezikshme dhe me pasoja të rënda praktikën e kufizimit të testit për Covid-19, kërkoj zbatimin me urgjencë të Direktivës së OBSH, e detyrueshme për çdo vend anëtar dhe importimin për këtë qëllim të kiteve dhe tamponeve të domosdoshëm me paratë që vidheshin me “çekapin” e Koleka Nushi si dhe decentralizimin e testimit së paku në katër rajonet e mëdha të vendit.