Nga koncerti në party, italianët nuk humbin shpirtin e festës as në karantinë

Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi dhe kjo i ka detyruar italianët të mbyllen në karantinë.

Por ata janë të vendosur të mos e humbin shpresën dhe humorin e mirë.

Disa ditë më parë u bënë virale video të njerëzve që këndonin në ballkonet e tyre. Tashmë gjërat kanë shkuar një shkallë më tej, nga koncerti i mëparshëm në një party të mirëfilltë.

Italianët kanë dalë në dritare dhe me anë të dritave lazer kanë krijuar një atmosferë vërtetë festive.