Njihuni me kopshtin zoologjik, ku janë njerëzit të mbyllur në kafaze

Për dekada njerëzit kanë mbyllur kafshët në kafazet e kopshteve zoologjike për kënaqësinë e tyre.

Kësaj rradhe një arkitekt hotelesh, Bill Bensley, ka vendosur të mos e tolerojë më këtë padrejtësi ndaj kafshëve.

Kështu që ai do të ndërtojë një kopsht zoologjik, ku njerëzit janë të mbyllur në kafaz.

Bensley është i njohur për idetë e tij inovative dhe të çmendura, por ky projekt duket se është më shumë për të se thjesht një ide që tërheq vëmendjen.

Ai është interesuar gjithë jetën e tij për mirëqënien e kafshëve dhe planetit, kështu që ky kopsht zoologjik ka një vlerë të rëndësishme për të.

 Kafazet për njerëzit do të jenë në fakt 2400 dhoma hoteli, me një buxhet prej 1 milionë dollar për dhomë.

Kafshët do të jetojnë të lira në natyrë dhe njerëzit do të kenë mundësi t’i shohin ato nga dhomat e tyre luksoze.