Viktima më e re e koronavirusit, ja pse vdiq trajneri 21 vjeçar i futbollit

Një trajner futbolli 21 vjeçar ka humbur jetën në betejën me koronavirusin, pasi mjekët e diagnostifikuan atë edhe me leuçemi.

Francisco Garcia, i cili trajonte skudarën e të rinjve të klubit Atletico Portada Alta, u dërgua me nxitim në spital, me simptoma të thella virusi.

Kur ai arriti, mjekët zbuluan kancerin e gjakut. Ata thanë se po të mos ishte për sëmundjen paraprake, ai do të kishte mbijetuar.

Garcia besohet të jetë personi më i mirë që vdes me koronavirus në Europë dhe mundësisht dhe në botë. Gazeta spanjolle El Mundo raporton se leuçemia e tij nuk ishte detektuar, deri në momentin që atë e çuan në spital për simptomat e koronavirusit.

Spanja shpalli gjendjen e emergjencës javën e kaluar, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Tashmë është vendi i dytë europian për nga numri i rasteve me COVID-19.