Koronavirusi/ Franca raporton 21 vdekje të reja dhe 1210 të prekur në 24 orë

Autoriteti i Shëndetit Publik në Francë, të hënën raportoi 21 vdekje të reja nga koronavirus arritur në total 148 viktima, një rritje prej rreth 16%.  

Ajo tha në faqen e saj të internetit se numri i rasteve ishte rritur në 6.633, nga 5,423 që ishte të dielën, duke u përllogaritur një rritje prej më shumë se 20% në 24 orë, raporton Reuters.