Rritet numri i të prekurve me koronavirus, konfirmohet edhe një rast në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar dhe një rast me koronavisurin e ri.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 19 persona, raporton Rel.
Ndërkaq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare ka theksuar se për momentin “nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin si pasojë e koronavirusit”.
Presidenti Pendarovski tha se përveç Dibrës dhe Zhupës, do të shpallet gjendje krize edhe në komunat tjera nëse situata e imponon një gjë të këtillë, duke paralajmëruar se kjo situatë do të zgjasë edhe për një kohë më të gjatë.
Presidenti u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e autoritete të vendit.
Ndryshe më 12 mars u shpall gjendje krize në Dibër dhe Zhupë, rajon ky në perëndim të vendit për shak se numri më i madh i të infektuarve me koronavisur janë nga këto zona.