Koronavirusi/ Kanadaja mbyll kufijtë, Trudeau: Njerëzit të qëndrojnë në shtëpi

Kanada mbylli kufijtë e saj për të gjithë shtetasit e huaj, përveç qytetarëve amerikanë, tha të hënën Kryeministri Justin Trudeau, si dhe u kërkoi njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri.  

"Ne do të ndalojmë hyrjen në Kanada për njerëzit që nuk janë shtetas kanadezë ose banorë të përhershëm," u tha Trudeau gazetarëve në një konferencë shtypi jashtë shtëpisë së tij, ku ai është nën karantinë, raporton Reuters.