Mitsotakis në karantinë! Kryeministri në pritje të rezultatit të testeve

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis nga sot gjendet në izolim, ku mësohet se ka dhënë tampon për t’u testuar nëse është apo jo i infektuar me Covid-19.

Testi i parë për fat të mirë ka rezultuar negativ, por ende nuk mund të flitet për një përgjigje përfundimtare.

Dyshimet kanë lindur për fakti se Mitsotakis ka patur kontakte me zëdhënësin e qeverisë, Stelio Peca, bashkëshortja e të cilit u diagnostikua me Covid-19, dy ditë më parë.

Korrespondentët e Top Channel-it bëjnë me dijeni se i gjithë stafi i vilës Maksim (selia e kryeministrit) ka dhënë tampon dhe po testohet.