E dhimbshme/ Mjeku i infektuar me koronavirus vdes në shtëpinë e tij, çfare i tha gruas...

Një mjek nga Bergamo i cili u testua pozitiv ndaj COVID-19 të enjten, pasi ai dhe disa nga kolegët e tij zhvilluan simptoma të koronavirusit, dy ditë më vonë ka ndërruar jetë.

47 vjeçari Diego Bianco, i cili punoi për shërbimin e urgjencës italiane, vdiq të dielën, në shtëpinë e tij në Montello, në veri të Italisë, ku jetonte me gruan dhe djalin e tyre tetë vjeçar. Ai jetonte dhe punonte në Lombardi, në veri të vendit, i cili është goditur keq nga infeksioni.

Fjalët e fundit mes tij dhe gruas ishin se ai ndihej mirë, por vetëm disa orë më vonë, ajo e gjeti të pajetë.

Siç raportojnë mediat italiane, çifti kishin nisur të flinin në dhoma të ndara që kur ai kishte nisur të shfaqte simptomat e para të infeksionit.

Rreth orës 5.30 të mëngjesit të djeshëm, bashkëshortja shkoi ta kontrollonte burrin e saj – por gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej pasi kishte vështirësi në frymëmarrje dhe më pas pësoi një sulm në zemër.

Gruaja e shqetësuar, Maruska Capoferri tha se një natë para se të vdiste, rreth orës 3.30 të mëngjesit, Diego i tha asaj:

“Mund të shkosh të flemë, e dashur, nuk do të vdes. Unë vetëm duhet të gjej një pozicion të rehatshëm për të fjetur“.

Ajo iu përgjigj: “Pse, a mendon se do të vdesësh?”

Kur ai i tha “jo”, ajo i buzëqeshi dhe shkoi në një dhomë tjetër të flinte me djalin, raporton L’Eco di Bergamo.