Për herë të parë vdekjet nga Covid-19 janë më të shumta jashtë Kinës

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe statistikave të universitetit John Hopkins, për herë të parë nga fillimi i përhapjes të koronavirusit, personat e infektuar në botë kanë kaluar ato që ndodhen në Kinë.

Infeksionet në botë janë tashmë  më shumë se 87 mijë, ndërkohë që në Kinë përhapja pothuajse ka ndalur dhe nuk tejkalon 81 mijë personat.

Edhe të vdekurit me COVID-19 tashmë janë në numër më të madh jashtë Kinës, 3241 kundër 3208, distancë që pritet të rritet ndeshëm në ditët në vijim.

Jashtë Kinës, kontinenti i gjykuar s epiqendër është Europa dhe vendi më i prekur është sigurisht Italia me më shumë se 25 mijë raste, e ndjekur në Azi nga Irani me 14 mijë të tillë.

Por tashmë ritmet italiane po përsëriten edhe në vende të tjera, me Spanjën (7988) , Gjermaninë (6546) dhe Francën (5437) që kanë statistikat më të larta, të ndjekura në këtë klasifikim të trishtë nga SHBA me 3805 raste.