Deklarata për Koronavirusin në Itali fut në sherr Imobilen me mjekun anglez

Një deklaratë absurde e një mjeku anglez të quajtur Kristian Jesen ka “tërbuar” italianët. 

Përsoni në fjalë njëkohësisht është dhe prezantues i një programi që flet për sëmundjet e sikletshme, ndërkohë, teksa po fliste për Koronavirusin, ai ka bërë një deklaratë të fortë që zgjoi zemërimin e madh në internet të italianëve.

“Italianët përdorin Koronavirusin për të marrë pushim, sepse nuk duan të punojnë, janë dembelë”, u shpreh Kristian Jesen.

Ndër ata që shpërthyen në rrjet kundër doktorit anglez ishte dhe golashënuesi më i mirë i Serisë A, Çiro Imobile. 

Sulmuesi Italian nuk i kapërdiu dot fjalët e mjekut, teksa shpërndai në “Instagram” një postim ku shkruante:

“Shko dhe tregojua të afërmve të të vdekurve, ose atyre që janë duke luftuar për jetën, kokë k**. Unë po të them nga thellësia e shpirtit: shkofsh në ferr!”.