Kura e koronavirusit/ Shkencëtarët australianë përdorën me sukses ilaçe ekzistuese kundër COVID-19

Ilaçe që janë përdorur për kurimin e HIV dhe malarias mund të përdoren për të sulmuar koronavirusin, sipas shkencëtarëve në Australi.

Një skudaër e ekspertëve të sëmundjeve infective të universitetit të Queensland në Brisbane shprehen se kanë parë që dy ilaçe ekzistuese ia kanë dalë mbanë të shfarosin COVID-19.

Chloroquine, një ilaç kundër malarias dhe kombinimi lopinavir/ritonavir që lufton HIV, kanë shfaqur rezultate premtuese në testet e bëra te njerëzit, pasi ato ‘zhdukën’ virusin.

Ilaçet po testohen, teksa shkencëtarët në të gjithë botën luftojnë për të gjetur një vaksinë apo kurë për koronavirusin.

Rreth 170.000 njerëz përreth globit janë infektuar tashmë me koronavirus dhe mbi 6500 kanë humbur jetën.