Louis Vuitton do të fillojë prodhimin e dezinfektantëve të duarve: Ndihmojmë Francën

Pronari i Louis Vuitton LVMH do ta përdorë linjën e tij të parfumeve për të filluar prodhimin e dezinfektuesit të duarve për të mbrojtur njerëzit nga epidemia e koronavirusit.

Prodhuesi i mallrave luksoze tha se dëshironte të ndihmonte në trajtimin e mungesës mbarëkombëtgare të produkteve anti-virale në të gjithë Francën, njofton BBC.

Ky xhel do të dorëzohet falsat te autoritetet shëndetësore, njoftoi LVMH të dielën.

Deri tani Franca ka regjistruar 120 vdekje nga pandemia.

LVMH do ta përdorë linjën e vet të parfumeve dhe kozmetikës për të prodhuar sasi të mëdha të xheleve hidroalkolikë që nga e hëna, njoftoi firma Louis Vuitton.

Konglomerati luksoz francez zotëron gjithashtu markat njohura si për prodhimin e shamnpanjës Moet&Chandom, prodhimin e orëve tag Heuer dhe argjendarinë Bulgari.