VIDEO/ Trump president, protesta të dhunshme në Amerikë

Protesta të dhunshme janë shënuar në rrugët e kryeqytetit amerikan Uashington para dhe pas ceremonisë së inaugurimit të Donald Trump si President i 45-të i SHBA-ve.

Mbi 100 persona janë arrestuar pas përplasjeve me policinë.

Parada që nisi pas ceremonisë është mbajtur në masa të forta sigurie. Përveç se në Uashington , protesta ka pasur edhe në New York dhe qytete të tjera amerikane.