VIDEO shokuese/ Sa janë shtuar njoftimet e vdekjeve në Itali

Vdekjet nga koronavirusi në Itali jaë rritur me 368 brenda 24 orëve, duke e çuar numrin në 1809 në total. Ndërsa numri i të infektuarve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 24.747.

Ky zhvillim shokues vjen në kohën kur një video e frikshme është bërë virale në rrjetet sociale.

Ajo tregon se sa është shtuar numri i njoftimeve për vdekje në gazetën lokale të Bergamos në Itali, një nga qytetet më të prekur.

Video tregon gazetën ‘L’Eco di Bergamo’ të datës 9 shkurt, kur nekrologjitë mbushnin diçka më shumë se një faqe të saj.

Kurse më 13 mars, në gazetë janë plot 10 faqe me njoftime vdekjesh. Numri i lartë i nekrologjive është tregues i asaj që po kalon ky rajon i Italisë në këto ditë të vështira.