E larguan nga hoteli, klubi i Interit i gjen strehë Eriksen-it

Ditën e djeshme, futbollisti i Interit, Christian Eriksen u detyrua të lërë hotelin ku akomodohej, për shkak të masave të marra nga qeveria italiane për prandalimin e përhapjes së epidemisë së koronavirusit.

Situata është shumë e vështirë në shtetin fqinj dhe sidomos për të gjendur një vend të ri për t’u strehuar.

Klubi zikaltër pas ndeshjes me Juventusin është vetë-karantinuar dhe në këto kushte trajneri Conte u ka dhënë urdhër që të zhvillojnë stërvitje individuale.

Duke parë situatën në të cilën ndodhej Eriksen, drejtuesit kanë vendosur që ta strehojnë suedezin në ambjentet e klubit. Të gjitha ditët e karantinimit tashmë mesfushori do t’i zhvilloj në qëndrën stërvitore të Interit, ku do të ketë mundësi edhe të stërvitet në ambjent të hapur, si dhe ka gjithë palestrën në dispozicion.