VIDEO/ Çfarë ka thënë Edi Rama për Donald Trump

Donald Trump u betua dhe mori sot zyrtarisht detyrën si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një ceremoni madhështore në Uashington.

Tani që miliarderi amerikan është bërë njeriu më i fuqishëm i botës, është momenti të kujtojmë se çfarë ka thënë Kryeministri Edi Rama.

Gjatë fushatës presidenciale amerikane, Rama ka shprehur hapur qëndrimin ndaj presidentit të ri amerikan dhe gjatë një interviste ka thënë që nëse Donald Trump bëhet President i SHBA, kjo do të jetë fatkeqësi e amerikanëve.

Shikoni videon më poshtë se çfarë thoshte Edi Rama disa muaj më parë.