SHBA, hyn në fuqi ndalimi i udhëtimit në 26 shtete evropiane

Ndalimi i udhëtimeve nga Presidenti amerikan Donald Trump me 26 shtete evropiane ka hyrë në fuqi në SHBA, si pjesë e një plani emergjence për të trajtuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi, njofton BBC.

Ai prek vendet që janë anëtare të zonës së qarkullimit të lirë pa viza, Shengen dhe përjashton Britaninë e Madhe, Republikën e Irlandës dhe kthimin e qytetarëve amerikanë.

Z. Trump deklaroi gjithashtu një emergjencë kombëtare duke akorduar 50 miliardë dollarë si fond ndihme.

Ka gati 2000 raste të konfirmuara me COVID-19 në SHBA dhe 43 të vdekur.