Farmacistja: Rama na baltos që të mbulojë paaftësinë e tij, nuk po takojmë dot fëmijët

Një farmaciste ka shprehur shqetësimin e saj pas baltës që hodhi kryeministri Rama ndaj tyre duke i akuzuar për rritje çmimesh, ndërkohë që sipas saj cmimet janë të gjithë me pulle fiskale nga shteti. 

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan se farmacitë janë në kolaps të plotë, ndërkohë që Edi Rama kërkon të mbulojë paaftësinë e tij në menaxhimin e situatës. 

'Farmacite drejt kolapsit te plote!

Lexoni denoncimin e farmacistit dixhital. sb

Pershendetje Doktor Berisha, jam nje Farmaciste ne Durres pavarsisht gjith baltes qe po hidhet mbi ne Farmacistet per rritjen e cmimit te medikamenteve qe eshte tersisht jo e vertet ne po rrezikojm me shume jemi ekspozuar ne pune duke i sherbyer kujdo , nuk po takojm as femijet se jemi te ekspozuar ne vij te pare ,

Tani na del Edvin mashtruesi dhe na kerrcenon qe do heqim licensat per rritjen e cmimit te medikamenteve eshte tersisht gabim qe ne kemi rritur cmimin, cmimet jan te gjith me pull fiskale nga shteti.

Cmimi eshte rritur vetem per disa produkte te cilat kane pesuar rritje cmimi ne cdo vend te prekur nga Covid 19 dhe keto jane preparate parafarmaceutik qe popullates duhet tja ofronte qeveria falas dhe ne pamundesi ofrimi falas qeveria dhe Edi Rama vazhdon e hedh balte mbi ne, duke mbuluar pa aftesite e tij per menaxhimin e situatès.

Po te shkojm dhe ne nè shtepi sic po rrin Edi vet i bie qe te behet kolaps total, ne do vazhdojm te sherbejm pavarsisht baltes qe po hedh qeveria po ky eshte rrumpall Kryeminister zoti e ndihmofte Shqiperine. respeke Doktor Berisha'