Shtyhen me një vit zgjedhjet lokale/ Britanikët mbrohen nga koronavirusi

Për të mbrojtur votuesit dhe stafin, që punojnë në qendrat e votimit nga koronavirusi, zgjedhjet lokale në Britani do të shtyhen për një vit.

Pasi Laburistët u bashkuan me vëzhguesit e zgjedhjeve duke rekomanduar një shtyrje të votimit të 7 majit, Qeveria konservatore britanike e bëri njoftimin e vendimit.

Sipas këtij vendimi mijëra këshilltarë dhe kryetarë të bashkive të zgjedhura, përfshirë Sadiq Khan të Londrës, i cili kishte thirrur që zgjedhjet më 7 maj të mbaheshin ashtu siç ishte planifikuar, do të kalojnë 12 muaj shtesë në detyrë para se të garojnë për rizgjedhje.

Zgjedhjet do të zhvilloheshin për 118 këshilla në Angli: 22 autoritete unitare, 34 bashki metropolitane dhe 62 rrethe jo metropolitane.

Tetë zgjedhje për kryetarë të bashkive, përfshirë në Londër, Mançesterin e Madh, Midlands dhe Teesside u shtynë.

Numërimi u parashikua të ndodhte rreth në të njëjtën kohë kur mund të arrihej kulmi i shpërthimit të virusit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Sipas zëdhënëses së Qeverisë u tha:

‘Ne do të vazhdojmë me legjislacionin për të shtyrë zgjedhjet e komisioneve lokale, kryetarët e bashkive dhe policisë dhe komisionit të krimeve deri në maj të vitit të ardhshëm’.