Inter nuk dëshiron ta largojë Sensin

Pavarsisht dëmtimeve të shumta dhe periudhës së gjatë që ka ndejtur jashtë fushave të futbollit, Stefano Sensi do të qëndrojë te Interi.

Klubi zikaltër nuk ka dyshime për blerjen përfundimtare të 24-vjeçarit. Për momentin nuk ka ende një akord mes dy klubeve por shumë shpejtë Marotta dhe Carnevali pritet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Sensi do të transferohet te Interi në të njëjtën mënyrë siç ndodhi me Politanon. Zikaltërit kanë paguar për momentin 5 milionë euro për huazimin e tij ndërsa pritet të paguajnë edhe 25 milionë euro për blerjen e plotë të kartonit të tij.