Mbyllen baret dhe restorantet në të gjithë vendin/ Urdhri i ri, ja data kur mund të hapen sërish

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë urdhër që të ndalohen një sërë aktivitetesh biznesi në mbarë vendin.

Urdhëri më i ri konsiston në mbylljen e bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin, deri më datën 3 prill 2020.

Këto masa merren me qëllim përshkallëzimin e masave për sa i përket përballjes me pandeminë e koronavirusit.

Ndërkohë, është vendosur që përjashtim do të bëjnë disa kategori ku përfshihen shërbimi në banesë por konform rregullave higjenike, shërbimi vetëm për qytetarët e akomoduar ndërsa ndalohet shërbimi për qytetarët që nuk janë klientë.

Urdhëri mban firmën e Ministres, Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë se një vendim i tillë ishte marrë më herët ndaj bizneseve në zonat me rrisk të lartë dhe ku janë shfaqur rastet e personave të prekur nga koronavirusi si dhe Tirana, Durrësi.