Këlliçi: Zhdukuni nga ekranet, mos bëni propagandë me panikun

Nga Belind Këlliçi

Të përdoresh këtë emergjence, frikën, panikun e qytetarëve nga ky virus që po gjunjëzon  botën, për fushatë, propagandë personale, është turp, është papërgjegjshmëri!

Në një gare banale Rama, Veliaj, Manastirliu, Shahini, ndeshen se kush del më shumë në televizor, duke rritur çdo çast friken dhe panikun.

Shqiptarët e dinë mjaft mirë se sa më shume dalin këta në TV, aq më shumë duan të fshehin dështimin dhe paaftësinë në menaxhimin e situatës.

Njësoj siç bënë dhe me tërmetin, ku edhe sot qytetaret janë në mëshirë të fatit.

Në vend që tu japin hapësirë specialistëve, e kanë kthyer gjithçka në propagande e fasadë.

Erion Veliaj sot duhet të ishte duke dizinfektuar rrugët dhe ambientet publike të qytetit dhe jo duke paguar miliona për hapësira televizive të propagandës së tij.

Të paktën zhdukuni nga TV, meqë nuk bëni dot asgjë tjetër për të ndihmuar qytetarët!