Thellohet bilanci i viktimave në Itali/ 1266 viktima, 250 më shumë se dje

Bilanc i frikshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Itali.

Komisioneri i emergjencave Angelo Borreli në një konferencë për shtyp tha se numri i të vdekurve ka shkuar në 1266 me 250 viktima vetëm në një ditë.

Dje numri i të vdekurve ishte 189. Të shëruar janë 1439, ndërsa të infektuar 14955. Të dhënat e bëra publike nga Mbrojtja Civile tregojnë se numri i të vdekurve në Itali ka kapur shifrën 1266, 250 vetëm në një ditë.

’Distancimi social është çelësi për të reduktuar infektimin. Javët e ardhshme janë vendimtare dhe varen nga sjellja e çdo qytetari’, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.