Studimi tronditës/ Pacientët e shëruar nga koronavirusi ngelin me pasoja

Nga studimi i fundit në Hong Kong, te shënat mbi personat të cilët janë shëruar nga koronavirusi, nuk kanë qenë aspak pozitive. Sipas te dhënave të siguruara, mjekët gjetën një rënie të funksionimit të mushkërive nga 20% deri në 30% në dy ose tre pacientë, në 12 prej tyre. “Ata gazohen nëse ecin pak më shpejt sesa normalisht”, tha Dr Oëen Tsang Tak-yin, një ekspert i sëmundjeve infektive në Hong Kong. Megjithatë mjekët thonë se është ende herët për të kuptuar nëse këto efekte të sëmundjes janë afatgjata, apo mund të rikuperohen me kalimin e kohës te pacientët. Autoriteti Spitalor në Hong Kong i bëri gjetjet pasi studioi valën e parë të pacientëve që ishin larguar nga spitali dhe ishin shëruar plotësisht nga COVID-19. Në të gjithë botën numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 132 mijë, ndërkohë që është përhapur në 123 shtete, dhe ka shkaktuar rreth 5 mijë persona të vdekur.