Edi Rama urdhëron punonjësit e administratës të bëjnë ‘block’ faqen e ish-kryeministri Berisha në Facebook

Në kohën kur Shqipëria po përballet me krizën e jashtëzakonshme të krijuar nga koronavirusi, administrata shtetërore ka marrë një urdhër të pazakontë dhe tejet skandaloz.

Në grupet e whatsapp-it, që janë bërë si modë në komunikimin mes nëpunësve të administratës dhe eprorëve të tyre, ka mbërritur një urdhër i ri. ‘Do t’iu nis diçka që duhet ta bëni report nga faqja e juaj, por jo share’- vijon urdhri.

Çfarë ndodh? Zyra e propagandës së kryeministrit Edi Rama që ndodhet tek ish-zyrat e KQZ-së në ambientet e Pallatit të Kongreseve ka përgatitur një video demontruese në mënyrë që duke përdorur adresat përkatëse në Facebook, punonjësit e administratës të raportojnë deri në mbyllje faqen zyrtare në Facebook të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Është e qartë se pasi ka dështuar dhe po dështon çdo ditë të menaxhojë situatën, e cila ka paralizur Shqipërinë në të katër anët, Edi Rama po mundohet të mbyllë një nga hapësirat e vërteta e të lira për qytetarët, të cilët çdo ditë denoncojnë të dëshpëruar braktisjen që po u bëhet nga qeverisja e dështuar e Edi Ramës.

SYRI.net ka siguruar të plotë videon dhe mandatarin e saj. Në këtë moment duhet patjetër që policia kriminale dhe prokuroria të nisin sa më parë hetimin për këtë ndërhyrje kriminale ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut dhe SYRI.net është i gatshëm të vendosë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme për të pasur një hetim gjithëpërfshirës që fillon nga Edi Rama dhe përfundon tek kasnecët e tij të propagandës.

Po ashtu SPAK duhet të nisë edhe një hetim të thelluar për keqpërdorimin kriminal që Edi Rama po bën ndaj administratës publike. Është për t’u habitur që në kohën kur duhet që çdo resurs të përqendrohet në përballjen me krizën, Edi Rama e ka kthyer prioritet bllokimin e Facebook-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kjo është tentativa e dytë brenda pak ditësh që Edi Rama urdhëron të ndërmerret për të frenuar denoncimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, kur vetëm pak ditë më parë ai detyroi deputetët e grupit të PS-së për të bërë depozituar një padi në SPAK.

Qartazi për Edi Ramën, e vërteta dëmton më shumë se koronavirusi, prandaj në vend që të luftojë virusin, shefi i qeverisë i ka kthyer ‘pushkët’ e tij shtetërore ndaj një faqeje në Facebook!...