VIDEO/ Rama: Masat shtrënguese do të përshkallëzohen!

Kryeministri Edi Rama i ka falënderuar në mesditë qytetarët shqiptarë për vetëkarantimin dhe sjelljen e tyre ndaj koronavirusit, por dhe i ka paralajmëruar se lufta do të jetë e gjatë dhe se masat për të mos lejuar përhapjen e virusit do të përshkallëzohen.

Rama po ashtu ka kërcënuar subjektet që do të rrisin çmimet duke shfrytëzuar këtë situatë dhe ata që do të thyejnë rregullat e qarkullimit në kushtet e “shtetrrethimit”.

Rama tha: "Do të jetë një luftë e gjatë, që do të na duket shekullore, ngaqë nuk jemi mësuar të rrimë në shtëpi, të mos lëvizim me makinë, të mos ulemi me orë në kafene, të mos takojmë njeri-tjetrin, të mos shkojmë të shohim nënë e babë kur jetojnë me vetë e me radhë e me radhë.

Por nuk ka asnjë rrugë tjetër nëse nuk duam dhe nuk duam me këmbët tona si cjapi tek kasapi kur i thonë asaj fjale nëse nuk duam të bëhemi bashkëfajtorë në lëndimin apo largqoftë, në humbjen e të afërmëve te miqve tanë, ne do të qëndrojmë në këtë rrugë.

Do të luftojmë me forcën e zakoneve të jetës normale. Nuk kemi opsion tjetër përveçse t’í mundim, zakonet e jetës normale duke armatosur veten me durim dhe duke kërkuar e gjetur pozitivistet duke qëndruar tek shtëpia, me familjen, fëmijët, prindërit kur i kemi dhe ata pranë nën një çati.

Sot që flasim, numri i të prekurve ka arritur në 33 dhe duhet të dimë që do të vazhdojë të rritet sepse siç na e shpjegon evidenca botërore, kurbën e epidemisë së koronavirusit, nuk kemi në dorë ta ndalim, por vetëm ta ngadalësojmë me masa shtrënguese dhe në luftë me zakonet e jetës normale.

Masat shtrënguese do të përshkallëzohen prandaj duhet ta ndajmë mendjen mirë që as mund t’í sfidojmë as mund t’i diskutojmë por vetëm t’i zbatojmë ato.

Ja ku më keni dhe mua, hyr e dil nga jashtë shtëpisë në ballkon sepse jo vetëm që s’ka ofiq e as gjatësi që na dallon në këtë mes, por edhe shoferët e truprojat nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre dhe të lënë familjet e tyre nëse asnjë urgjencë e jashtëzakonshme s’më detyron mua të dal me ata.

Fatmirësisht unë jam mësuar të punoj shumë online me ministrat dhe bashkëpunëtorët dhe përveç punës nuk mund duket aspak keq të kaloj me Zahon kohë që nuk kam pasur kurrë mundësi ta kem kështu siç e kemi sot që kur ka lindur.

...Por e përsëris, ky është vetëm fillimi fare i një lufte nervash që do të zgjasë. Askush nuk e di dhe nuk e thotë dot  sa do të zgjasë, por nuk do të jetë një histori shumë e shkurtër dhe as shumë e lehtë. Përkundrazi."